MASHT

Ministrja Nagavci mori pjesë në ndarjen e çmimeve të edicionit të tretë të Supershkollave

29 Shtator, 2025

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO), ku u ndanë çmimet për fituesit e edicionit të tretë të programit Superschools Western Balkans School Exchange Scheme.

Ministrja Nagavci përgëzoi nxënësit dhe mësuesit pjesëmarrës për angazhimin e tyre, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve të tilla në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat globale.

“Pjesëmarrja e nxënësve tanë në këto programe është dëshmi e potencialit që ata kanë për të ndërtuar ura bashkëpunimi e mirëkuptimi. Ministria do të vazhdojë të mbështesë nisma të tilla që u japin të rinjve hapësirë për të mësuar, krijuar dhe ndarë përvoja të vlefshme,” u shpreh ministrja Nagavci.

Programi Supershkollat i RYCO-s tashmë është shndërruar në një platformë të rëndësishme rajonale që kontribuon në edukimin gjithëpërfshirës dhe rritjen e bashkëpunimit mes shkollave të Ballkanit Perëndimor.

Last modified: 29 Shtator, 2025