MASHT

Telegram ngushëllimi

22 Shtator, 2025

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar, Enver Petrovci.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në skenën teatrore, kinematografike dhe kulturore shqiptare do të mbetet përgjithmonë një trashëgimi e çmuar për brezat që vijnë.

Petrovci u dallua si një personalitet i rrallë, i përkushtuar ndaj artit dhe kombit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kulturës sonë.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe gjithë komunitetin artistik shqiptar. Pushoftë në paqe shpirti i tij!

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Last modified: 23 Shtator, 2025