Këshilltarja politike e ministres në detyrë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arrita Gola, mori pjesë sot në promovimin e librit “Kosovo at War”, te autorit dhe fotoreporterit danez Thomas Sjorup.
Në emër të MAShTI-t, Gola theksoi rëndësinë e këtij botimi si dëshmi dhe rrëfim që dokumenton vuajtjet, qëndresën dhe shpresën e popullit të Kosovës gjatë periudhës së konfliktit.
Ajo vuri në pah nevojën që historia e dokumentuar të përdoret si mësim për brezat e rinj, duke përçuar mesazhin se, paqja, liria dhe demokracia janë fitore të arritura me shumë mund dhe sakrifica.
Fotoreporteri dhe autori i librit Thomas Sjorup u shpreh se, libri është rezultat i viteve të punës dhe reflektimit, dhe se nuk është vetëm një koleksion fotografish, por një dëshmi vizuale e guximit dhe qëndresës së popullit të Kosovës.
Ai vlerësoi se ndarja e Medaljes Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës është një nder që i takon gjithë popullit të Kosovës.

Last modified: 17 Shtator, 2025