1.1. Planifikon dhe prioretizon kërkesat për investime nga Ministria dhe verifikon gjendjen fizike-infrastrukturore të hapësirave arsimore përmes bazës elektronike të të dhënave dhe vizitave në terren.
1.2. Harton dhe monitoron normat dhe standardet e nevojshme për planifikim, projektim dhe ndërtim të hapësirave arsimore.
1.3. Zhvillon dhe mirëmban programin për hapësira arsimore i cili përmban bazën e të dhënave për ndërtesat në të gjitha nivelet arsimore.
1.4. Koordinon dhe mbikëqyrë programet e donatorëve për aplikim të normave dhe standarteve në hapësirat arsimore.
1.5. Planifikon dhe koncepton zgjidhje dhe përmbajtje të programeve projektuese për zbatimin e normave dhe standardeve në hapësirat arsimore duke u bazuar në nevojat e njësive kërkuese.
1.6. Mbështet procesin e zhvillimit të kurrikulave, licencimin e IEAP-ve private dhe së bashku me strukturat organizative institucionale brenda Ministrisë siguron informacion lidhur me standardet e hapësirave arsimore dhe të pajisjeve.
1.7. Harton rregullat themelore për planifikimin dhe ndërtimin apo projektimin e objekteve arsimore.
Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore, raporton te udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore është katër (4).