Divizioni për menaxhimin e investimeve dhe projekteve në hapësirat arsimore
Divizioni për Menaxhimin e Investimeve dhe Projekteve në Hapësirat Arsimore
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë
1.1. Menaxhon projektet e investimeve kapitale në hapësirat arsimore të financuara nga Ministria, që përfshijnë ndërtimin, renovimin apo adaptimin e ndërtesave arsimore, duke respektuar legjislacionin në fuqi. 1.2. Koordinon dhe implementon projekte për infrastrukturën e ndërtesave arsimore. 1.3. Në koordinim me Divizionin për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore, bën përcaktimin e prioriteteve për ndërtim, renovim, mirëmbajtje dhe pajisje të shkollave. 1.4. Menaxhon projektet e investimeve kapitale në hapësirat arsimore për furnizim me inventar, pajisje laboratorike, pajisje sportive etj. 1.5. Në koordinim me komunat përkatëse, monitoron projektet e investimeve në hapësirat arsimore të financuara nga Komunat, OJQ-të apo donatorë të ndryshëm qeveritar dhe joqeveritar. 1.6. Asiston dhe këshillon DKA-të në fushën e menaxhimit të objekteve arsimore. 1.7. Planifikon aktivitetet e lidhura me projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave arsimore. 1.8. Koordinon dhe mbikëqyrë programet e donatorëve për përmirësimin e infrastrukturës në hapësirat arsimore.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Investimeve dhe Projekteve në Hapësirat Arsimore, raporton te udhëheqësi i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhimin e Investimeve dhe Projekteve në Hapësirat Arsimore është pesë (5).