Divizioni për planifikim dhe standarde të hapësirave arsimore
Divizioni për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë
1.1. Planifikon dhe prioretizon kërkesat për investime nga Ministria dhe verifikon gjendjen fizike-infrastrukturore të hapësirave arsimore përmes bazës elektronike të të dhënave dhe vizitave në terren. 1.2. Harton dhe monitoron normat dhe standardet e nevojshme për planifikim, projektim dhe ndërtim të hapësirave arsimore. 1.3. Zhvillon dhe mirëmban programin për hapësira arsimore i cili përmban bazën e të dhënave për ndërtesat në të gjitha nivelet arsimore. 1.4. Koordinon dhe mbikëqyrë programet e donatorëve për aplikim të normave dhe standarteve në hapësirat arsimore. 1.5. Planifikon dhe koncepton zgjidhje dhe përmbajtje të programeve projektuese për zbatimin e normave dhe standardeve në hapësirat arsimore duke u bazuar në nevojat e njësive kërkuese. 1.6. Mbështet procesin e zhvillimit të kurrikulave, licencimin e IEAP-ve private dhe së bashku me strukturat organizative institucionale brenda Ministrisë siguron informacion lidhur me standardet e hapësirave arsimore dhe të pajisjeve. 1.7. Harton rregullat themelore për planifikimin dhe ndërtimin apo projektimin e objekteve arsimore.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore, raporton te udhëheqësi i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore është katër (4).