Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit
Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit. 1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit. 1.3. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për vlerësimin ex-post të ligjeve dhe akteve nënligjore të hartuara nga ministria, si dhe rekomandon adresimin e problemeve të identifikuara për zbatimin e akteve normative. 1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave. 1.5. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë dhe dërgon për publikim në Gazetën Zyrtare aktet nënligjore. 1.6. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek drejtori i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është tre (3).