Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit
Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit
1. Detyrat dhe Përgjegjësitë
1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe mbështetje profesionale për pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë. 1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar. 1.3. Ofron këshilla dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i ministrisë. 1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë. 1.5. Ofron mbështetje në bashkërendimin e hulumtimit ligjor dhe hartimin e politikave legjislative, përfshirë edhe aktet nënligjore. 1.6. Harton propozim-kontratat, marrëveshjet dhe memorandumet, vendimet nga fushëveprimi i ministrisë.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek drejtori i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3).