1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të ministrisë për zbatimin e legjislacionit.
1.2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit.
1.3. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për vlerësimin ex-post të ligjeve dhe akteve nënligjore të hartuara nga ministria, si dhe rekomandon adresimin e problemeve të identifikuara për zbatimin e akteve normative.
1.4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve, propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave.
1.5. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë dhe dërgon për publikim në Gazetën Zyrtare aktet nënligjore.
1.6. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse.
Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek drejtori i departamentit.
Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është tre (3).