Divizioni për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe mbështetje profesionale për pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.
1.2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar.
1.3. Ofron këshilla dhe opinione ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i ministrisë.
1.4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
1.5. Ofron mbështetje në bashkërendimin e hulumtimit ligjor dhe hartimin e politikave legjislative, përfshirë edhe aktet nënligjore.
1.6. Harton propozim-kontratat, marrëveshjet dhe memorandumet, vendimet nga fushëveprimi i ministrisë.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors