1.1. Siguron zbatimin e rregullave, udhëzimeve dhe standardeve horizontale për mbështetje logjistike të aktiviteteve të ministrisë. 1.2. Planifikon resurset dhe zhvillon procedurat për furnizim me mjete logjistike për nevojat e sistemit ministror të MASHTI. 1.3. Harton dhe prezanton raporte për shpenzimet, servisimin, gjendjen e veturave, sigurimin dhe shfrytëzimin e automjeteve. 1.4. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e Ministrisë. 1.5. Menaxhon inventarin dhe depot e MASHTI-t. 1.6. Menaxhon shërbimet për furnizim me mallra dhe pajisje zyre për nevojat e stafit të MASHTI-t. 1.7. Menaxhon shërbimet logjistike për shfrytëzim dhe funksionim efikas të hapësirave të objektit të MASHTI-t. 1.8. Mbikëqyr punët e sigurimit fizik të objekteve me rëndësi të veçantë në objektet qeveritare.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Transport dhe Logjistikë raporton tek drejtori i departamentit.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Transport dhe Logjistikë është trembëdhjetë (13).