1.1. Përgatitja dhe hartimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, në bashkëpunim me njësitë kërkuese, dhe unifikimi i kërkesave të saj me të gjitha nënprogramet dhe agjencionet e ministrisë. 1.2. Planifikimi i buxhetit për tri vite fiskale, në përputhje me objektivat e Ministrisë dhe bazuar në qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe unifikimi i kërkesave buxhetore brenda kufijve të përcaktuar. 1.3. Përgatitja e kërkesave shtesë për departamentet, nënprogramet dhe agjencionet e MASHTI, në bashkëpunim me njësitë kërkuese. 1.4. Regjistrimi i kërkesave buxhetore në BDMS (Sistemi i Zhvillimit për Menaxhimin e Buxhetit) dhe në PIP (Programi i Investimeve Publike). 1.5. Sigurimi i respektimit të qarkoreve buxhetore dhe udhëzimeve administrative për hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit. 1.6. Monitorimi i projekteve kapitale në baza tremujore, sipas kërkesave të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. 1.7. Përgatitja e kërkesave për dëgjime buxhetore, në bashkëpunim me divizionin e financave. 1.8. Hartimi i kërkesave për rishikim të buxhetit, bazuar në kërkesat për transfere dhe ridestinim të mjeteve nga njësitë kërkuese. 1.9. Bashkëpunimi me nënprogramet, agjencionet dhe auditorët për përgatitjen dhe konsolidimin e pasqyrave buxhetore dhe financiare vjetore. 1.10. Planifikimi, menaxhimi, realizimi, barazimi dhe raportimi i të hyrave të MASHTI. 1.11. Pranimi dhe përpunimi i raporteve nga Thesari përmes terminalit (ICS file-in), shpërndarja e tyre dhe regjistrimi në SIMFK. 1.12. Sigurimi i harmonizimit të planifikimit të të hyrave në KASH me prioritetet e Qeverisë. 1.13. Realizimi i kthimit të mjeteve, në rastet kur procedohen ose raportohen gabimisht nga zyrtarët e MASHTI apo bankat komerciale.
2. Raportimi
Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Planifikim raporton te drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa.
3. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Planifikim është katër (4).