1. Detyrat dhe përgjegjësitë për divizionin e arsimit privat parauniversitar:
1.1. Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për procesin e licencimit të bartësve të arsimit privat, duke përfshirë grumbullimin dhe ruajtjen e të gjithë̈ dokumentacionit të nevojshëm;
1.2. Udhëheqë, mbikëqyrë dhe koordinon ekipet profesionale për licencimin e institucioneve edukative dhe arsimore të arsimit privat parauniversitar dhe arsimit profesional;
1.3. Bën licencimin e institucioneve arsimore private (edukim në fëmijërinë e hershme, arsim fillor, i mesëm i ulët, i mesëm i lartë përfshirë edhe arsimin dhe aftësimin profesional) sipas legjislacionit në fuqi;
1.4. Monitoron hapësirat fizike dhe cilësinë e shërbimeve edukative dhe arsimore të ofruara në institucionet e arsimit privat parauniversitar;
1.5. Mbështet sigurimin e cilësisë dhe zbatimin e politikave gjithëpërfshirëse në arsim në koordinim me të gjitha strukturat organizative institucionale brenda ministrisë dhe institucionet tjera.
2. Raportimi:
Udhëheqësi i Divizionit për Arsimin Privat Parauniversitar, raporton tek udhëheqësi i departamentit.
3. Burimet Njerezore:
Numri i të punësuarve në Divizionin për Arsim Privat Parauniversitar, është tre (3).