Divizioni i Teknologjisë Informative, Administrimit të Dokumenteve dhe Shërbimeve

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Ofron mbështetje të TI-së për stafin e MASHTI dhe siguron shërbime cilësore për pajisjet TI.
1.2. Siguron mirëmbajtjen e duhur të të gjitha pajisjeve të TI-ve në MASHTI.
1.3. Siguron bashkëpunim të mirëfilltë mes Divizionit dhe ASHI-së.
1.4. Zbaton standardet ndërkombëtare të Teknologjisë Informative dhe legjislacionin e TI-së në MASHTI.
1.5. Kryen shërbime përkthimi, redaktimi dhe lekturimi të ligjeve, akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera të MASHTI-t.
1.6. Mirëmban dhe administron të gjitha shkresat hyrëse dhe dalëse të MASHTI-t.
1.7. Siguron që njësitë arkivore të jenë të shënuara sipas rregullave të përcaktuara.
1.8. Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve.
1.9. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit, sistematizimin e lëndëve arkivore dhe ndihmon njësitë tjera në klasifikimin e dokumenteve.
1.10. Realizon punën në bazë të librave të veçantë për evidentim dhe qarkullim të dokumenteve, të përcaktuar nga autoriteti kompetent.
1.11. Ruan dokumentacionin në kasaforta të veçanta sipas standardeve të përcaktuara.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Teknologji Informative, Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve raporton tek drejtori i departamentit.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në këtë Divizion është nëntë (9).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors