Arsimi Profesional

1. Misioni

Misioni i Departamentit të AAP-së është krijimi i mekanizmave për ngritjen e cilësisë, mësimin gjatë gjithë jetës, harmonizimin me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, si dhe rritjen e punësueshmërisë dhe produktivitetit.


2. Detyrat dhe Përgjegjësitë

2.1. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive për nivelet e arsimit dhe aftësimit profesional në sektorin publik dhe privat në Kosovë.
2.2. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit të arsimit dhe aftësimit profesional në nivelin lokal dhe në institucionet edukative-arsimore.
2.3. Propozon, harton dhe rishikon dokumentet kurrikulare për nivelet 3, 4 dhe 5 të KKK-së sipas nevojave të tregut të punës.
2.4. Identifikon dhe propozon zhvillimin e programeve të AAP-së dhe AARR-së bazuar në kërkesat që vijnë nga tregu i punës.
2.5. Analizon rrjetin e shkollave profesionale me profilet e ofruara dhe jep propozime për optimizimin e tyre.
2.6. Harton dokumentacionin pedagogjik shkollor për AAP (diploma, dëftesa, certifikata, ditari i klasës, libri amë etj.).
2.7. Orienton mbështetjen e donatorëve drejt realizimit të objektivave strategjike për sistemin e AAP-së dhe AARR-së.
2.8. Mirëmban dhe zgjeron rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar.


3. Raportimi

Drejtori i Departamentit të AAP-së raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.


4. Struktura Organizative

Departamenti i AAP-së përbëhet nga:

  • Divizioni për Cilësi, Standarde dhe Kurrikula të AAP-së

  • Divizioni për Arsim për të Rritur dhe Mësim Gjatë Gjithë Jetës


5. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Departamentin e AAP-së është dhjetë (10).

Valbona Fetiu Mjeku

Ryve Prekorogja 

Abdurrahman Simnica

Agim Bytyqi

Aferdita Jaha

Veton Alihajdari

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors