Misioni i Departamentit të AAP-së është krijimi i mekanizmave për ngritjen e cilësisë, mësimin gjatë gjithë jetës, harmonizimin me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, si dhe rritjen e punësueshmërisë dhe produktivitetit.
2. Detyrat dhe Përgjegjësitë
2.1. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive për nivelet e arsimit dhe aftësimit profesional në sektorin publik dhe privat në Kosovë. 2.2. Propozon, zhvillon dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit të arsimit dhe aftësimit profesional në nivelin lokal dhe në institucionet edukative-arsimore. 2.3. Propozon, harton dhe rishikon dokumentet kurrikulare për nivelet 3, 4 dhe 5 të KKK-së sipas nevojave të tregut të punës. 2.4. Identifikon dhe propozon zhvillimin e programeve të AAP-së dhe AARR-së bazuar në kërkesat që vijnë nga tregu i punës. 2.5. Analizon rrjetin e shkollave profesionale me profilet e ofruara dhe jep propozime për optimizimin e tyre. 2.6. Harton dokumentacionin pedagogjik shkollor për AAP (diploma, dëftesa, certifikata, ditari i klasës, libri amë etj.). 2.7. Orienton mbështetjen e donatorëve drejt realizimit të objektivave strategjike për sistemin e AAP-së dhe AARR-së. 2.8. Mirëmban dhe zgjeron rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
3. Raportimi
Drejtori i Departamentit të AAP-së raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
4. Struktura Organizative
Departamenti i AAP-së përbëhet nga:
Divizioni për Cilësi, Standarde dhe Kurrikula të AAP-së
Divizioni për Arsim për të Rritur dhe Mësim Gjatë Gjithë Jetës
5. Burimet Njerëzore
Numri i të punësuarve në Departamentin e AAP-së është dhjetë (10).