Divizioni për Financa dhe Kontabilitet

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Menaxhimi i rrjedhës së parasë për të gjitha nënprogramet, agjencionet dhe departamentet e MASHTI.
1.2. Mirëmbajtja dhe përcjellja e shpenzimeve buxhetore, raportimi mbi analizat financiare dhe sinjalizimi me kohë i tejkalimeve të mundshme.
1.3. Barazimi i evidencës së shpenzimeve të MASHTI sipas nënprogrameve, agjencive dhe departamenteve me librat e Thesarit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (SIMFK).
1.4. Vendosja e sistemeve informative dhe procedurave për monitorimin e shpenzimeve, nga inicimi deri te pagesa e faturave, duke përfshirë koordinimin e urdhrave për zotim, certifikim dhe transferim te Thesari.
1.5. Regjistrimi i zotimeve dhe shpenzimeve në SIMFK për të gjitha linjat buxhetore, menaxhimi i faturave të papaguara dhe eliminimi i borxheve.
1.6. Menaxhimi i rezervave të parasë dhe kontrollit të brendshëm financiar, në përputhje me planifikimet, rregullat dhe procedurat buxhetore, duke përgatitur raporte periodike mbi shpenzimet buxhetore sipas LMFPP-së.
1.7. Bashkëpunimi me agjencitë e MASHTI-t dhe me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm për përgatitjen dhe konsolidimin e pasqyrave buxhetore dhe financiare vjetore.
1.8. Menaxhimi i parasë së gatshme në MASHTI, përfshirë realizimin e avanceve për udhëtime zyrtare në SIMFK.
1.9. Menaxhimi dhe regjistrimi i pasurisë në MASHTI.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Financa dhe Kontabilitet raporton te drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Financa dhe Kontabilitet është dymbëdhjetë (12).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors