Divizioni për menaxhimin e investimeve dhe projekteve në hapësirat arsimore

1. Detyrat dhe Përgjegjësitë

1.1. Menaxhon projektet e investimeve kapitale në hapësirat arsimore të financuara nga Ministria, që përfshijnë ndërtimin, renovimin apo adaptimin e ndërtesave arsimore, duke respektuar legjislacionin në fuqi.
1.2. Koordinon dhe implementon projekte për infrastrukturën e ndërtesave arsimore.
1.3. Në koordinim me Divizionin për Planifikim dhe Standarde të Hapësirave Arsimore, bën përcaktimin e prioriteteve për ndërtim, renovim, mirëmbajtje dhe pajisje të shkollave.
1.4. Menaxhon projektet e investimeve kapitale në hapësirat arsimore për furnizim me inventar, pajisje laboratorike, pajisje sportive etj.
1.5. Në koordinim me komunat përkatëse, monitoron projektet e investimeve në hapësirat arsimore të financuara nga Komunat, OJQ-të apo donatorë të ndryshëm qeveritar dhe joqeveritar.
1.6. Asiston dhe këshillon DKA-të në fushën e menaxhimit të objekteve arsimore.
1.7. Planifikon aktivitetet e lidhura me projektimin, ndërtimin dhe menaxhimin e ndërtesave arsimore.
1.8. Koordinon dhe mbikëqyrë programet e donatorëve për përmirësimin e infrastrukturës në hapësirat arsimore.


2. Raportimi

Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Investimeve dhe Projekteve në Hapësirat Arsimore, raporton te udhëheqësi i departamentit.


3. Burimet Njerëzore

Numri i të punësuarve në Divizionin për Menaxhimin e Investimeve dhe Projekteve në Hapësirat Arsimore është pesë (5).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors