Misioni i Qendrës për Vlerësim është të zhvillojë vlerësimet e jashtme të nxënësve përmes testeve kombëtare dhe ndërkombëtare, bazuar në standarde, me qëllim të mbështetjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim.
Qendra për Vlerësim është njësi organizative ekuivalente me divizionin.
Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave, legjislacionit dhe standarteve për vlerësimin e arritjeve të nxënësve.
Organizon dhe koordinon procesin e hartimit të testeve për vlerësimin e jashtëm të arritjeve të nxënësve.
Planifikon dhe mbikëqyrë aktivitete profesionale, teknike dhe logjistike për administrimin e vlerësimeve të jashtme.
Koordinon procesin e hartimit të testeve të standardizuara për evidentimin e arritjeve të nxënësve dhe siguron ruajtjen e tyre në një bankë të dhënash dhe analizën e rezultateve.
Koordinon procesin e përshtatjes së testeve, organizimin dhe administrimin e vlerësimeve ndërkombëtare.
Organizon trajnimet me drejtorë të shkollave, inspektorë dhe mësimdhënës në përdorimin e testeve lëndore, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave nga vlerësimet e jashtme.
Udhëheqësi i Qendrës për Vlerësim raporton tek udhëheqësi i departamentit.
Numri i të punësuarve në Qendrën për Vlerësim është nëntë (9).