MASHT

Zv/ ministrja, znj. Anila Statovci Demaj në vizitë zyrtare në Hungari për nënshkrimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Hungarisë

29 Janar, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj,sot po qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të ministrit të Kapaciteteve Humane të Hungarisë, Dr. László Palkovics.
 
Qëllimi i kësaj vizite është nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të dy palëve, në bazë të së cilës u ofrohen studentëve të Kosovës 30 bursa studimi të niveleve të ndryshme.
Bursat do të ndahen qysh për vitin akademik 2016/2017 dhe MASHT do ta mbikëqyr implementimin e kësaj marrëveshjeje në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me ambasadën hungareze ne Prishtinë.
 
Zv/ministrja Satovci Demaj,  mbajti edhe një ligjëratë në Institutin për Punë të Jashtme dhe Tregti , ku u prezantuan të arriturat dhe sfidat e sistemit arsimor ne Republikën e Kosovës , me q`rast të pranishmëve iu dha mundësia e diskutimit rreth temës.


 
Gjatë  qëndrimit në Hungari,znj.Statovci Demaj , pati edhe takime në institucione dhe universitetet  hungareze, me temë arsimin e lartë, mësimi dual, agrikulturën, medicinën etj

Last modified: 30 Gusht, 2022