MASHT

Zv/ministrja Statovci Demaj mori pjesë në Konferencën “Buxhetimi drejt një arsimi më të mirë”

2 Qershor, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj, mori pjesë në Konferencën “Buxhetimi drejt një arsimi më të mirë”, të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGGK), i cili ka publikuar një analizë të përgjithshme rreth shpenzimeve dhe shërbimeve në MASHT.

Qëllimi i kësaj analize (raport hulumtues), të hartuar nga RrGGK, në bashkëpunim me MAShT dhe në mbështetje financiare nga Agjensioni Austriak ADA, është që të ndihmojë Ministrinë në vlerësimin dhe planifikimin më të mirë të buxhetit, shikuar nga perspektiva gjinore.

Zv/ministrja Statovci, me këtë rast  tha se,  është e qëlluar që  një hulumtim i tillë është bërë në MAShT, dikaster i cili është përgjegjës për politikat arsimore, ndërsa theksoi se në MAShT ka një përgjegjësi dhe kujdes të veqantë në këtë aspekt, por që është edhe  përgjegjësi për gjithë shoqërinë tonë. 

Pasi që vlerësoi punën e RrGGK, zv/ministrja Statovci theksoi se në sistemin parauniversitar ka rreth 400 mijë nxënës dhe afërsisht 30 mijë mësimdhënës, por duke ja shtuar kësaj edhe personelin administrativ dhe prindërit, mund të thuhet se e gjithë shoqëria është hisedarë në arsim.  

Ajo ka përmendur edhe përgjegjësinë e madhe që ka Ministria, duke qenë përgjegjëse për politikat arsimore dhe buxhetore shikuar edhe nga aspekti gjinor në të gjitha nivelet e përfaqësimi në institucionet arsimore.

Kurse, Christian Geosits, udhëheqës i Zyrës së Austrisë në Kosovë, tha se mund të shihet se buxhetimi në baza gjinore është diçka e re edhe në shtetin e tij dhe se në këtë aspekt, MAShT ka shumë ndikim në Kosovë, prandaj theksoi se “jemi të lumtur që e kemi partner këtë institucion”.

Sipas Raportit, të cilin e prazantoi, znj. Donjeta Morina -koordinatore, rekomandohet që me rastin e konkurrimit për punësim në MAShT, në rrethana të barabarta të favorizohet gjinia femërore, për të respektuar kështu plotësisht edhe Ligjin për Barazi Gjinore.  

Last modified: 30 Gusht, 2022