MASHT

ZV/MINISTRI SAHITI MORI PJESË NË KONFERENCËN “KA PUNË – KRIJIMI I MUNDËSIVE PËR TË RINJTË”

27 Shtator, 2018

27 Shtator 2018

Zëvendës ministri Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,Heset Sahiti , mori pjesë në konferencën ”Ka punë-Krijimi i mundësive për të rinjtë” e cila është organizuar në partneritet MAShT dhe GIZ , ne kuadër të projektit “Rinia , Punësimi Arsimi dhe Aftësimi Profesional”, i cili gjithashtu implementohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në kuadër të këtij projekti rreth 30 të rinj nga komuna e Ferizajt kanë pilotuar një të ashtuquajtur instrument “Opportunity Scouting”, ku janë hartëzuar të gjitha shërbimet e qasshme për përmirësimin e tranzicionit të të rinjve nga shkolla në punë.

Zv/ministri Sahiti ndër tjera tha se shoqëria e sotme po kalon përmes ndryshimit dhe përshtatjes  nevojave të tregut të punës dhe se vetëm individi i përgatitur mund të jetë i gatshëm dhe të ballafaqohet me sfidat  dhe të jetë konkurrent në tregun e punës.

Zv/ministri Sahiti gjithashtu theksoi se shikuar nga perspektiva globale, integrimi i tregjeve, konkurrenca, zhvillimi i teknologjive të reja janë bërë me dinamike dhe për rrjedhojë kanë shtyrë individin që të ndryshojë konceptin e punës “një punë për një jetë”, ku gjithnjë e më shumë duhet të ketë parasyshë nevojën e ndryshimit të vendit të punës mbase  edhe kualifikimin.

Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për nevojën e shërbimeve dhe edukimit për orientimin në karrierë dhe se kjoështë e cekur në Plani Strategjik i Arsimit në Kosovës (2017-2021) dhe në dokumentin qeveritar “Vizioni i Kosovës për shkathtësitë 2020”.

Më tej, zv/ministri Sahiti theksoi se ofrimi efektiv i shërbimeve për orientim në karrierë,kërkon një bashkëpunim të ngusht në mes të sektorëve të arsimit,trajnimit dhe punësimit, por është më se e nevojshme që në këtë proces të përfshihet edhe sektori privat, agjencitë dhe partnerët social për të përmbushur kështu synimet tona në kontekstin e tranzicionit prej shkollës drejt punësimit.

Last modified: 10 Nëntor, 2022