MASHT

Zv/ ministri Mustafa priti në takim një degelacion nga Turqia

5 Gusht, 2014

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa ka pritur në takim ambasadorin e nderit të Kosovës në Bursa z. Fahredin Gylener, ku u diskutua mundësia e një bashkëpunimi konkret në aftësimin e të rinjve për tregun e punës në fushën e teknikës, teknologjisë dhe drejtime të tjera për të cilat Kosova ka nevojë.

Zëvendësministri Mustafa me këtë rast ka shprehur falënderime për gatishmërinë e z. Gylener për të ndihmuar të rinjt nga Kosova, të cilët në aspektin teorik janë tejet të përgatitur, porse u mungon përgatitja praktike dhe aftësimi profesional për tregun e punës.

Zv/ ministri Mustafa theksoi se, MAShT është e gatshme që grupeve të tëra të të rinjve nga Kosova tu mundësohet ndjekja e kurseve të arsimit profesional në Turqi, në një periudhe rreth gjashtë mujore, në njërën prej qendrave në Bursa, e cila është e licencuar dhe akredituar nga institucione të ndryshme evropiane dhe diplomat e së cilës janë valide në të gjitha vendet e Evropës.

Zv/ ministri Mustafa shprehu besimin e tij se, grupet të cilat do të dërgohen për aftësim profesional në Turqi, do të jenë të suksesshme dhe se pas kthimit të tyre menjëherë do të gjejnë punë në ndërmarrjet e ndryshme në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori Gylener tha se, Kosova ka një numër të madh të të rinjve të cilët duhet përgatiutur për tregun e punës.

Last modified: 1 Shtator, 2022