Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa ka marrë pjesë në konferencën e organizuar me rastin e shënimit të Ditës evropiane kundër trafikimit me njerëz, e cila është organizmuar nën përkujdesjen e Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Njerëz- Ministria e Punëve të Brendshme.
Zëvendësministri Mustafa, theksoi se, Ministria e Arsimit vazhdimisht është angazhuar që të kryej me përkushtim punët në fushëveprimin e saj, duke bërë që çështja e trafikimit me njerëz të jetë temë e veçantë.
Zv/ministri Mustafa, po ashtu ka bërë të ditur se, këtë vit janë shënuar tri raste të riintegrimit të fëmijëve të trafikuar dhe është punuar shumë në përfshirjen e plotë të tyre në aktivitetet shkollore.
“Kemi pasur tri raste të riintegrimit të fëmijëve të trafikuar dhe kemi bërë çmos që ata të mos shikohen më ndryshe nga të tjerët.Trafikimi i të miturve është krim i dyfishtë, prandaj MAShT ka marrë pjesë aktive në zbatimin e strategjisë nacionale kundër trafikimit me njerëz”, është shprehur zv/ministri Mustafa.
Last modified: 30 Gusht, 2022