MASHT

Zv/ministri Mustafa: Drejtori mund të bëj ndryshime të mëdha në shkollë

20 Maj, 2014

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Nehat Mustafa ka vlerësuar se, suksesi i nxënësve dhe sigurimi i ambienteve joshëse për fëmijët varet drejtpërsëdrejti nga angazhimi i drejtorit dhe misionit që ai ka për të bërë ndryshime në shkollën që udhëheqë.

Zëvendësministri Mustafa, këto deklarata i ka bërë në manifestimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj, me ç’ rast ka përmendur edhe disa nga të arriturat dhe sukseset e arsimit në përgjithësi.

“Kemi mbi 130 shkolla të reja, dhe Ferizaji ka përfituar mbi 10 milion euro investime. Kemi bërë Kurrikulën e Re, por mbi të gjitha kemi avancuar edhe kualifikimin e mësimdhënësve”, u shpreh zv/ministri Mustafa.

Zv/ministri Mustafa, po ashtu ka theksuar se, të gjitha shkollat të cilat udhëhiqen nga drejtorë të cilët nuk kënaqen shumë me të arriturat, por kërkojnë edhe investime të tjera, janë shkolla të cilat e kanë të ardhmen e sigurtë.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj gjatë këtij viti shkollor është pajisur me inventar të ri nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1985, ka mbi 900, nxënës, 41 paralele dhe 50 mësimdhënës me paralelen e ndarë në fshatin Muhoc.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.