Zv/ministrat Mustafa dhe Baldzi pritën zv/ministrin për Pakica të Malit të Zi

Zëvendësministrat e Arsimit, z. Nehat Mustafa dhe z. Usmen Baldzi kanë pritur në takim zëvendësministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, z. Leon Gjokaj.

Zëvendësministrat Mustafa dhe Baldzi, me këtë rast, kanë shprehur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, në të gjitha fushat e arsimit, me theks të veçantë në arsimin e lartë, sa i përket përfshirjes së studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në universitetet publike të Kosovës.

Zëvendësministri Mustafa ka theksuar se, Ministria e Arsimit është e gatshme që të ndihmojë në sistemimin e studentëve, në drejtimet ku ka deficit të kuadrove në trevat e Malit të Zi të banuar me shqiptarë.

Ndërsa, zëvendësministri Gjokaj, tha se Kosova dhe Shqipëria vazhdimisht kanë qenë të gatshme që të ndihmojnë studentët e komunitetit shqiptar në Mal të Zi, duke mos ua rrezikuar vendet edhe në rastet kur ka pasur konkurrencë të jashtëzakonshme për pranim në universitetet publike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors