Zëvendësministrja, e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj, përfaqësoi Kosovën në takimin e 40 të Bordit Drejtues të PISA-s i cili u mbajt në Mynih të Gjermanisë.
Ne ketë takim ku morën pjesë përfaqësues të rreth 70 vende nga e gjithë bota u diskutuan tema te rëndësishme rreth testit PISA, të zhvilluar në vitin 2015, si dhe analizat e nxjerra nga seancat e mëparshme te testimit dhe rezultatet e hulumtimeve të ndryshme , mbi bazën e te cilave u kërkuan të merren vendimet për PISA 2018.
Me ketë rast bordi i shteteve pjesëmarrësve mori edhe vendimet e rëndësishme qe kanë të bëjnë me standardet teknike, dizajnimin e anketimit si dhe implementimin e PISA 2018.
PISA (Programme for International Student Assessment) apo Programi Ndërkombëtar për Vlerësim te Nxënësve , është një test ekstern ndërkombëtar, qe mbahet çdo tri vjet dhe ka për qëllim të vlerësojë sistemet arsimore në mbarë botën duke testuar aftësitë dhe njohuritë e nxënësve të moshës 15-vjeçare , si dhe u mundëson shteteve pjesëmarrëse qe të krahasojnë performancën e nxënësve në periudha te ndryshme kohore si dhe ndikimin e politikave arsimore te vendeve te tyre.
Last modified: 31 Gusht, 2022