MASHT

Zëvendësministrja Statovci-Demaj takoi donatorët e MAShT-it në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit

11 Dhjetor, 2015

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci-Demaj, takoi donatorët në TIK, përkrahës të projekteve zhvillimore të MAShT-it.

Zëvendësministrja Statovci-Demaj vlerësoi se, MAShT dhe partnerët e saj janë në rrugë të mirë të bashkërendimit të projekteve, drejt arritjes së objektivave që ka Ministria për reformimin e sistemit arsimor.

Znj. Statovci-Demaj tha se, me projektet ekzistuese dhe punët që janë bërë deri më tani, do të arrihet sukses i jashtëzakonshëm në realizimin e objektivave.

Po ashtu donatorët patën rastin të prezantojnë projektet e tyre, sfida dhe bashkëpunimet e mundshme ndërmjet tyre në lidhje me synimet e përbashkëta.

Last modified: 30 Gusht, 2022