MASHT

Zëvendësministrja Statovci Demaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë

14 Tetor, 2015

Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci Demaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç, me të cilën bisedoi për zhvillimet në arsim dhe reformat e filluara për të arritur cilësi në të gjitha nivelet e arsimit. 

Gjatë këtij takimi është vënë theksi në çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë, si: njohja e diplomave dhe tema të tjera të rëndësishme. Zëvendësministrja Statovci Demaj ka falënderuar ambasadoren Kiliç për mbështetjen që ka dhënë dhe po e jep shteti turk për arsimin kosovar, ndërsa ka theksuar se bashkëpunimi është shumë i nevojshëm sidomos në arsimin e lartë mes universiteteve të të dyja vendeve.  

Gjithashtu, zëvendësministrja Statovci Demaj dhe ambasadorja Kiliç biseduan edhe për vizitën që do ta ketë në Kosovë Këshilli i Arsimit të Lartë i Republikës së Turqisë, gjatë së cilës do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë. 

Last modified: 31 Gusht, 2022