MASHT

Zëvendësministrja Statovci–Demaj prezanton Kosovën në Konferencën për PISA-n në Paraguaj

1 Prill, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci – Demaj po merr pjesë në Konferencën me temë testin ndërkombëtar PISA, e cila është organizuar nga OECD dhe kësaj radhe po mbahet në Asuncion të Paraguajit. 

Me kërkesën e drejtpërdrejtë nga qendra në Paris, dhe me përkrahjen e GIZ në Kosovë, por edhe në Gjermani, zëvendësministrja Statovci-Demaj prezantoi rastin e Kosovës në organizimin e testit PISA 2015. 

Kosova është përzgjedhur të jetë rasti, i cili prezentohet në Konferencë dhe do të inicojë pastaj diskutimet rreth sfidave dhe mundësive të tejkalimit të tyre për shtetet anëtare, të cilat do ta organizojnë testin për herë të parë në vitin 2018. 

PISA ështënjë proces i vlerësimit të jashtëm ndërkombëtar i njohurive dhe shkathësive të përgjithshme për nxënësit 15 vjeçarë, i cili organizohet në interval tre-vjeçar. Ndër qëllimet kryesore të rezultateve të marra nga PISA ëhtë që të ofrohen informata kualitative për politikat arsimore të secilit vend. Gjithashtu, bëhet një krahasim i përgjithshëm në mes të vendeve të ndryshme në botë. 

Organizata OECD është bartëse e këtij procesi në të cilin marrin pjesë mbi  70 shtete nga e gjithë bota.

Last modified: 30 Gusht, 2022