MASHT

ZËVËNDËSMINISTRJA MALOKU BËRDYNA TAKOI MINISTREN E ARSIMIT TË BANGLADESHIT, DIPU MONI

27 Tetor, 2022

Në kuadër të Edicionit të Parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2022, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna u takua me ministren e Arsimit të Bangladeshit, Dipu Moni.

Në vizitën e saj të parë në Republikën e Kosovës si ministre e Arsimit, ministrja Moni foli për rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës e Bangladeshit si dy vende me histori të konfliktit. Në linjë me temën e konferencës, ajo theksoi rolin që kanë gratë në progresin e shoqërisë dhe ndërtimit të paqes.

Zëvendësministrja Maloku Bërdyna theksoi rëndësinë që ka arsimi për zhvillimin e vendeve pas konfliktit dhe për punën që MAShTI po bën në këtë drejtim. Ajo e njoftoi ministren Moni për zhvillimet në arsimin parauniversitar dhe universitar në Kosovë, teksa theksoi punën që po bëhet për forcimin e shkencës e inovacionit.

Në këtë takim u shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve edhe në fushën e arsimit përmes marrëveshjeve konkrete bilaterale.

Last modified: 27 Tetor, 2022