01 Dhjetor 2021
Në Zagreb të Kroacisë po mbahet vizitë studimore në kuadër të projektit të Erasmus + “ResearchCult”. Në këtë vizitë studimore po merr pjesë Zv. Ministrja Dr. Edona Maloku Bërdyna dhe përfaqësues të 13 institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova, Kroacia, Italia, dhe Bullgaria. Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave më të mira dhe sfidave në lidhje me kërkimin dhe publikimin shkencor.
Në hapje të vizitës, Zv.Ministrja Maloku Bërdyna ka folur për rolin që ka rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në forcimin e potencialit hulumtues. Ajo theksoi se është me rëndësi që kërkimi shkencor të shihet si përpjekje grupore, ku forcat e aftësitë bashkohen me qëllim të impaktit e progresit shoqëror.
Delegacioni u mirëprit nga Rektori i Universitetit të Zagrebit, Prof. Damir Boras dhe Prof. Krešimir Grilec, nga Dekanati i Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës.
Last modified: 6 Qershor, 2022