Zëvendësministrja e MASHT, znj. Anila Statovci-Demaj, priti në takim një grup të përbërë nga znj. Chava Baruch, përfaqësuese e “Yad Vashem”, Qendra Botërore për Kujtimin e Holokaustit, nga Jerusalemi, Izraeli, z. Vincent Lungwitz, përfaqësues i organizatës gjermane “Forum ZFD” si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës -SHMHK . Në kuadër të takimit u bisedua për edukimin për Holokaustin, mundësitë e trajtimit të kësaj teme në kurrikulat e Kosovës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me “Yad Vashem”. Gjatë takimit, znj. Statovci-Demaj, theksoi se popullsia me moshë të re është kapitali kryesor që posedon vendi ynë dhe prandaj është e nevojshme që rinine kosovare ta arsimojmë në harmoni me kërkesat bashkëkohore dhe të tregut të punës.
Znj. Statovci –Demaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve të seminarit/punëtorisë dy ditore “Sfida e përkujtimit dhe arsimit për Holokaustin”, të organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve të Historisë së Kosovës – SHMHK në bashkëpunim me Qendrën “Yad Vashem” dhe me përkrahjen e “Foumit ZFD” e të MASHT-it. Ky është seminari i parë që mbahet në Kosovë lidhur me edukimin për Holokaustin. Në hapje të punimeve të këtij seminari , që po mbahet në ambientet e Ministrisë, mori pjesë edhe sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter.
Last modified: 30 Gusht, 2022