Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi bashkë me zv. ministren e MPJD, Liza Gashi kanë zhvilluar takim pune me zv. ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Nina Guga dhe zv. ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në mes të institucioneve tona në shumë dimensione por fokus i veçantë mbetët përpjekja e përbashkët për ruajtjen e identitetit kombëtar në mërgatë përmes arsimimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, ruajtjes dhe promovimit të vlerave dhe trashëgimisë kulturore.
Për këtë qëllim u dakorduan të angazhohen në:organizime të përbashkëta në fushatat sensibilizuese dhe promovuese për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, dixhitalizimin e procesit mësimor të gjuhës shqipe në diasporë
Po ashtu, u dakorduan për inkurajimin e partneritet midis universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës, për certifikimin e gjuhës shqipe si dhe angazhimin e përbashkët për të mbrojtur gjuhën shqipe në kornizën e gjuhëve evropiane.
Last modified: 23 Qershor, 2024