Në funksion të përgatitjeve të vitit të ri shkollor, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka takuar sot përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) me të cilët ka diskutuar në lidhje me çështje të ndryshme në fushën e arsimit.
Zëvendësministri Kelmendi i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut në lidhje me rregulloret e aprovuara, e përkatësisht Rregulloren për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkëpunotorëve profesional, asistentëve instruktorëve dhe personelit të shërbimeve të përbashkëta në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar.
Njëkohësisht diskutuan për proceset në vazhdimësi sa i përket përgatitjeve për vitin e ri shkollor.
Me këtë rast, zëvendësministri Kelmendi i siguroi përfaqësuesit e Sindikatës se në koordinim të plotë me Drejtoritë Komunale të Arsimit janë duke u bërë përgatitjet e duhura për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut adresuan të gjitha sugjerimet e tyre për furnizimin me tekste shkollore si dhe çështje tjera që ndërlidhen me arsimin parauniversitar.
Last modified: 25 Korrik, 2024