Zëvendësministri Taulant Kelmendi bashkë me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joern Rohde, ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher, sekretaren gjenerale të Fondit të Sfidës Rajonale (RCF) Tatiana Dushkovska dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) ndanë grantet e thirrjes së tretë të RCF-së.
Këtë vit, në raundin e tretë po ndahen 2.2 milion euro për 5 konsorciume të institucioneve arsimore dhe ndërmarrjeve. Nga këto tre raunde, në Kosovë janë ndarë 8.1 milion euro për 16 institucione trajnimi dhe 57 ndërmarrje partnere.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë shumë hapa të rëndësishëm në lidhjen e edukimit me tregun e punës. Politikat e MAShTI për arsimin dual po sjellin rezultate dhe kjo na bën shumë të lumtur.
Urime për të gjitha konsorciumet fituese!
Last modified: 24 Prill, 2024