MASHT

ZËVENDËSMINISTRI DUKAGJIN PUPOVCI VIZITOI SHKOLLËN “ISMAIL QEMAILI” NË PRISHTINË

8 Shtator, 2022

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka vizituar shkollën “Ismail Qemaili” në Prishtinë, me ç’rast ka bashkëbiseduar me mësimdhënësit, menaxhmentin, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin grevist të shkollës.

Në takim, u diskutua hapur për kërkesat e grevës, zgjidhjet që ka ofruar Qeveria si dhe për projektligjin e pagave i cili së shpejti do të del në konsultim publik.

Poashtu u diskutua edhe për probleme te tjera nga fusha e arsimit qe lidhen me kushtet e punës dhe mundësitë për përmirësim të cilësisë.

Zëvendësministri Pupovci i ftoi mësimdhënësit që të merren parasysh interesat e të gjitha palëve dhe të kërkohen mënyra të tjera për shprehjen e pakënaqësisë që nënkupton rikthimin në procesin mësimor.

Last modified: 8 Shtator, 2022