Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Agim Berdyna ka pritur në takim përfaqësuesin e Shoqata italiane për ndihmë në Ballkan, z. Nazmi Berisha.
“Shoqata për ndihmë në Ballkan” ka kontribuar në sistemin e arsimit në Kosovë në përgjithësi, sidomos në shkollat të cilat kanë të integruar nxënësit e komuniteteve pakicë.
Zëvendësministri Berdyna, e ka njoftuar z. Berisha rreth zhvillimeve në arsim, njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për të bashkëpunuar ngushtë me këtë Shoqatë, në realizmin e projekteve të cilat kanë për qëllim avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ndërsa theksoi se, Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që të ofrojë arsim cilësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Përfaqësuesi i Shoqatës për ndihmë në Ballkan, z. Nazmi Berisha, kërkoi nga MAShT që të mbështesë iniciativën e përfaqësuesve të kësaj Shoqate që të vizitojë disa nga shkollat në të cilat mësojnë nxënësit e komuniteteve dhe me të cilat kanë bashkëpunim të vazhdueshëm, për të parë nga afër nevojat e nxënësve për mbështetje të mëtutjeshme.
Last modified: 26 Gusht, 2022