Zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzhi, me bashkëpunëtorë priti z. Knut Vollebaek, komisar i lartë i OSBE-së për Komunitete. Me këtë rast, u bisedua për çështje të arsimit dhe edukimit të rinjve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Z. Baldzhi e informoi Komisarin Vollebaek për të arriturat dhe angazhimet që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë -MASHT po bën me qëllim që të ofrojë kushte dhe mundësi për gjithpërfshirje në sistemin arsimor të Kosovës. “MASHT, ka hartuar Kurrikulumin e ri të Kosovës si dhe në mbwshtetje tw OSBES-sw do të ofrojë tekste falas për të gjithë nxënësit e komuniteteve të cilët vijojnë mësimin në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës, – tha z. Baldzhi. Ai gjithashtu tha se, sivjet është përgatitur pyetësori për Testin e Maturës Shtetërore në gjuhën serbe me ç’rast i kemi 13 nxënës të këtij komuniteti të cilët kanë dalë me sukses. Qeveria Kosovës financon Universitetin Publik të Mitrovicës, Fakultetin e Edukimit në Prizren për mësim në gjuhët boshnjake dhe turke, Fakultetin Ekonomik në Pejë në gjuhën boshnjake etj.
Ndërsa, ambasadori Vollebaek theksoi se, mësimi i gjuhës shqipe në shkollat ku zhvillohet mësimi në gjuhët e komuniteteve është i obliguar . Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për rezultatet e para të bisedimeve Kosovë -Serbi me ç’rast kemi rezultatet e para për sa i përket njohjes reciproke të diplomave.
Z. Vollebaek përgëzoi institucionet arsimore të Kosovës për rezultatet e deritashme në edukimin dhe arsimimin e komuniteteve si dhe gatishmërinë dhe përkushtimin e MASHT në këtë drejtim.
Last modified: 29 Gusht, 2022