Në kuadër të shënimit të festave të nëntorit, Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës z . Kadri Veseli, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Arsim Bajrami si dhe ministri i Administratës Publike z. Mahir Yagcilar , kanë vënë gurthemelin e Sallës së Sporteve në shkollën fillore, të mesme të ulët “Xheladin Gashi-Plaku “, në Komoran .
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komunës së Drenasit, deputet të zonës , nxënës dhe mësimdhënës të kësaj shkolle .
Ndërsa ndërtimi i këtij objekti sportiv u vlerësua si i rëndësishëm për edukimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive të nxënësve dhe rinisë së këtij lokaliteti.
Last modified: 29 Gusht, 2022