MASHT

VAZHDON IMPLEMENTIMI I PROGRAMIT “EDUKIMI PËR  SIGURI”

3 Korrik, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvëndësministri i MASHTI, Taulant Kelmendi dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj vizituan kazermat e FSK-së ku po realizohet programi “Edukimi për Siguri”.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në kanë realizuar këtë program që ka për qëllim trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes. Ky program u zhvillua me 2100 nxënës të klasëve të 11-ta të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

Trajnuesit e FSK-së në kazermat e Prishtinës, Pomozotinit, Prizrenit, Ferizajit, Mitrovicës, Istogut, Gjilanit dhe Gjakovës i njoftuan, ligjëruan dhe përagatiten të rinjët me aftësi dhe shkathtësi me bazë ushtarake.

Temat e programit përfshinë fushat si edukimi fizik në institucionet e sigurisë, armët, historikun dhe vlerat e institucioneve të sigurisë, njohja me pajisjet e FSK, policinë dhe institucionet e tjera, lidershipi, ndihma e parë dhe kërkimshpëtimi.

Nga ky vit, MASHTI ka listuar në listën e lëndëve zgjedhore lënden “Edukimi për siguri” me qëllim  aftësimin dhe përgatitjen e të rinjëve me njohuri dhe shkathtësi fizike për sigurinë.

Last modified: 3 Korrik, 2023