MASHT

URIMI I MINISTRIT RAMË LIKAJ PËR FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK 2020/2021

1 Tetor, 2020

01 Tetor 2020

Të dashur studentë, Të nderuar mësimdhënës, Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2020/2021, kam kënaqësinë të ju uroj suksese gjatë studimeve dhe në jetën tuaj të përditshme. Në veçanti, uroj ata që këtë vit iu bashkohen institucioneve të arsimit të lartë dhe vazhdojnë rrugën e ngritjes intelektuale.

Po fillojmë këtë vit akademik, me një sfidë të përbashkët – pandeminë COVID-19. Por, studentët dhe mësimdhënësit e Kosovës, kanë ditur gjithmonë t’iu prijnë proceseve të rëndësishme gjatë historisë. Jam i sigurt, se edhe ju keni po të njëjtën fuqi për të sfiduar vështirësitë, pra edhe kushtet e studimeve në forma që mund të ndryshojnë si shkak i pandemisë. Këtë do ta bëni, duke gjetur mënyra për përgatitjen tuaj profesionale sa më cilësore, në bashkëpunim edhe me mësimdhënësit tuaj.

Ju ftoj që të angazhoheni maksimalisht dhe bashkërisht ta bëjmë të sukseshëm këtë vit akademik edhe në rrethana të vështira. Kështu do të nderojmë vendin tonë dhe shumë breza të studentëve e mësimdhënësve që u sakrifikuan për liri dhe jetë më të mirë.
Me këmbëngulësinë tuaj, do ta ndërtoni të ardhmen tuaj, të familjeve tuaja dhe të Kosovës!

Ju dëshiroj një vit të suksesshëm akademik!

Ramë Likaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.