MASHT

Urim

15 Shkurt, 2018

15 shkurti shënon ditën e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ngjarjen e jashtëzakonshme historike, e cila bartë në vete peshën e kultivimit të dijes dhe përgatitjes së kuadrove, të cilat u bënë prijës të zhvillimeve të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është sinonim i lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse sot që është sinonim i dijes, shkencës dhe inovacionit, të cilat domosdoshmërisht ndërlidhen me zhvillimin e shtetit tonë.

Sot kur po shënojmë 48 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, zotohemi se do të vazhdojmë rrugën dhe traditën të cilën ky institucion ka ndërtuar ndër vite.
Duke uruar menaxhmentin, stafin akademik, stafin administrativ dhe studentët e këtij Universiteti për këtë ditë me rëndësi historike, uroj që së bashku të vazhdojmë angazhimin tonë drejt arritjes së qëllimeve tona, në ndjekjen e ritmit të zhvillimeve bashkëkohore dhe ndërkombëtarizimin e dijes dhe shkencës.

Urime 48 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”!

Last modified: 24 Gusht, 2022