MASHT

U PREZANTUAN TË ARRITURAT E PROJEKTIT “SË BASHKU KUNDËR ABUZIMIT TË FËMIJËS (TACA)”

20 Janar, 2023

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT), në kuadër të Projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës (TACA)” organizuan Konferencën Nacionale, ku u prezantuan të arriturat e projektit.

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna me këtë rast ka thënë se, vetë titulli i projektit është thirrje për mobilizim të të gjitha hallkave institucionale e të shoqërisë sonë për parandalimin dhe reagimin efikas ndaj çdo forme të abuzimit.

Ajo tha se, nxënësit dhe mësimdhënësit e tri komunave në të cilat është shtrirë ky projekt: Vushtrria, Ferizaj dhe Kamenica janë përfituese të aktiviteteve, hulumtimit, trajnimeve, kurseve të realizuara dhe aktiviteteve të ndërmjetësimit, gjë që rezulton në mbështetjen e zbatimit të politikave nacionale arsimore dhe të mbrojtjes së fëmijës.

Maloku Bërdyna theksoi se, MAShTI është e përkushtuar që shkollat tona krahas arsimimit cilyosor, të rrisin performancyon nyo edukimin e fyomijyove dhe nyo mbrojtjen e tyre nga rrethanat e rrezikshme pyor ta, prandaj edhe e kemi themeluar Forumin për Shkolla miqësore “Rritemi bashkë”, sepse mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është objektiv kryesor i Qeverisë së Kosovës.

Stenbaek Madsen Johannes nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë tha se, është e rëndësishme për Kosovën që të krijojë kushte për qasje të barabartë në arsim. Bashkimi Evropian është i përkushtuar që të mbrojë të drejtat e fëmijëve pasi ato janë të garantuara me ligj.

Petrit Tahiri nga KEC tha se, parandalimi dhe trajtimi i abuzimit duhet të shndërrohet në pjesë të kulturës nëpër shkollat tona dhe praktikat e mira të këtyre tri shkollave duhet të barten edhe në shkollat e tjera të vendit.

Last modified: 20 Janar, 2023

Comments are closed.