MASHT

U përurua shkolla e re në Roganë të Kamenicës

21 Mars, 2016

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Christoff Stock, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë solemne të përurimit të objektit të ri të shkollës së mesme në Roganë të Kamenicës.


Me këtë rast. zv/ministrja Anila Statovci Demaj theksoi se ndër misionet kryesore do të vazhdojë të jetë arsimimi dhe edukimi, sepse është investim i sigurt në të ardhmen e një vendi dhe investimi i vetëm, i cili sigurisht se do të kthejë shumë vlera për këtë vend. 

Zv/ministrja tha se MAShT është e përkushtuar që në këtë mandat të rrisë cilësinë në arsim, ndërsa theksoi se krijimi i hapësirave për të siguruar mundësinë e një arsimi cilësor është një kontribues i drejtpërdrejtë në këtë drejtim. 

“Projekte të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, përderisa kemi këtë bashkëpunim kaq të mirë edhe me Bashkimin Evropian”, tha zv/ministrja Statovci Demaj dhe tha se ky është një model shumë i suksesshëm i bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qëndror me partnerët tanë, siq është në këtë rast BE-ja.  

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, z. Christoff Stock, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërtojë shkolla në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. “Nëse nuk investojmë në arsim, në nxënës, atëherë as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur”, tha ai. 



Shkolla, e cila u përurua sot është investim i BE-së në vlerë 1 milion e 200 mijë euro dhe inventarin e ka siguruar MAShT. Në këtë shkollë do të mësojnë nxënësit e dy tipeve të shkollave të mesme: 11 paralele të gjimnazit “Ismail Qemali” dhe 15 paralele të shkollës së mesme të lartë profesionale “Andrea Durrsaku” të kësaj komune. Shkolla e re ka 15 dhoma mësimi, dhomat përcjellëse dhe sallën e edukatës fizike

Last modified: 30 Gusht, 2022