MASHT

U përurua Qendra Inovative e MAShT dhe filloi projekti “Showcase Classroom”

7 Qershor, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar dhe drejtori i kopmanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, z. Ljupco Georgiev, përuruan Qendrën Inovative të MAShT dhe paralajmëruan projektin “Showcase Classroom”, i cili do të realizohet në kuadër të kësaj Qendre dhe do të përkrahet nga Kompania “Microsoft”.

Hapjen e Qendrës Inovative, ministri Bajrami, e vlerësoi si ngjarje të rëndësishme, sepse do të jetë një promovim i produkteve të kompanisë “Microsoft” në modernizimin e sektorit të arsimit. “Do të prezantojmë Platformën Microfost Office 365, një platformë shumë e rëndësishme, e cila do të mundësojë trajnime për akterë të ndryshëm të sistemit arsimor, duke filluar nga mësimdhënësit, në mënyrë që të japim një kontribut në modernizmin e sektorit të arsimit”.

Ministri Bajrami tha se një nga instrumentet për të ngritur cilësinë në arsim është modernizimi, apo digjitalizmi i sistemit arsimor dhe ky është vetëm një hap drejt digjitalizmit të sistemit arsimor, që do të ndikojë në ngritjen e cilësisë dhe në futjen sa më të shpejtë në përdorim të teknologjisë së informacionit në sistemin arsimor.

Poashtu, ministri Bajrami theksoi se Kompania “Microsoft” është kompani lidere në botë, e cila ka promovuar në shumë vende edhe produkte në edukim, fushë në të cilën do ta ndihmojë edhe Kosovën, “në mënyrë që  ne të punojmë me secilin mësimdhënës, që ai të krijojë shkathtësitë e përdormit të teknologjisë  së informacionit në procesin e mësimdhënies”.



“Mësimdhënësi i shekullit 21 nuk mund të mendohet pa shkathtësi të përdormit të teknologjisë së informacionit, sepse ne duhet sot që të demonstrojmë metoda të reja të mësimdhënies, ku përmes mësimit digjital, nxënësve do t’iu transmetojmë standarde evropiane të mësimdhënies dhe njëkohësisht do të mundësohet që të kemi një menaxhim më të mirë në shkolla”, tha ministri Bajrami dhe theksoi se Qendra do të fllojë me trajnime, duke filluar nga mësimdhënësit, drejtorët dhe akterët tjerë të sistemit arsimor. 

Ministri Bajrami tha se ky është një nga produktet që lidhet me produktin e MAShT- it, të cilin e quajmë e-shkolla dhe që parasheh krijimin e një portali në nivel kombëtar, ku do të promovohen të gjitha përmbajtjet digjitale.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar tha se, bazuar në faktin se inovacioni dhe teknologjia e informacionit janë vendimtare në hapjen e mundësive të reja që rrisin konkurrencën dhe avancojnë prioritetet kombëtare, edhe shteti ynë po synon të forcojë aftësitë për të konkurruar në tregun global. “Në këtë kontekst duhet të rrisim përfshirjen digjitale, të përmirësojmë sistemin e arsimit dhe të përgatisim të rinjtë për ekonominë globale”, tha ministri Yagcilar.

Drejtori i kompanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, z. Ljupco Georgiev, ndërkaq, tha se ky është një rezultat i përpjekjeve të përbashkëta. Ai theksoi se kjo Qendër Inovative, ua mundëson plotikbërëve të arsimit dhe palëve tjera me interes dhe me ndikim që të punojnë dhe të mësojnë se si programet dhe platformat e “Microsoft-it” në arsim veprojnë dhe ngrisin shkathtësitë e shekullit 21.



Projekti do të sigurojë një zhvillim dhe modernizim të vazhdueshëm të mësimdhënies në Republikën e Kosovës përmes implementimit të teknologjive moderne të TIK-ut. Poashtu, do të pilotohet platforma për komunikim dhe bashkëpunim Offise 365 për Qeveri dhe Edukim. 

Last modified: 30 Gusht, 2022