MASHT

U mbajt sesioni informues “Rritja e ndërgjegjësimit në shkolla për dimensionin dixhital të dhunës, me fokus tek dhuna ndaj vajzave”

10 Dhjetor, 2024

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arsim Ademi mori pjesë në sesionin informues “Rritja e ndërgjegjësimit në shkolla për dimensionin dixhital të dhunës, me fokus tek dhuna ndaj vajzave” me nxënës dhe mësimdhënës të Gjimnazit “17 Shkurti” në Obiliq. Me këtë rast janë prezantuar dokumentet mbështetëse të hartuara nga MAShTI për mësimdhënës dhe nxënës për mbrojtjen e tyre nga çfarëdo lloj dhune.

Duke pasur parasysh problemet, rreziqet që vijnë ngado dhe në kuadër të javës së “16 Ditët e Aktivizimit” kundër dhunës në baza gjinore, zëvendësministri Arsim Ademi tha se, janë organizuar një varg aktivitetesh në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe sesione informuese me nxënës dhe mësimdhënës për parandalimin e dhunës dixhitale.

Zëvendësministri Ademi po ashtu tha se, MAShTI përmes aktiviteteve të ndryshme qysh në edukimin e hershëm i kushton rëndësi edhe planprogrameve mësimore, përmes temave dhe materialeve të ndryshme për vetëdijesimin e të rinjve rreth dukurive negative, në fokus të veçantë është dhuna ose ngacmimet në vijnë nga interneti.

Ndërsa, drejtoresha në Drejtorinë Komunale të Arsimit në komunën e Obiliqit, Fitore Hashani tha se, si Drejtori po punohet që vazhdimisht trekëndëshi prind-nxënës-mësimdhënës mos të shkëputet sepse gjithë vëmendja është në këtë pikë.

Last modified: 10 Dhjetor, 2024