Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Arsimit, Shkëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Muhedin Nushi ka marrë pjesë nëhapjen e konferencës së organizuar nga Kolegji Nacional Universum “Vajzat në teknologji (Girls in ICT)”, e cila kishte për qëllim adresimin e rëndësisë së përfaqësimit të grave dhe vajzave në fushën e teknologjisë.
Në emër të ministres Arbërie Nagavci, këshilltari Nushi ka folur për rolin dhe kontributin e grave dhe vajzave në teknologji, si një aspekt i jashtëzakonshëm për të cilin të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm.
Nushi ka theksuar se, përvoja dhe perspektivat e tyre të ndryshme sjellin një shtesë të çmuar në kuadrot dhe projektet tona teknologjike, si shembuj frymëzimi për të gjithë, duke demonstruar përkushtimin e tyre ndaj një fushe që tradicionalisht ka qenë dominuar nga burrat.
Ndër të tjera, këshilltari Nushi ka thënë se, angazhimi i Ministrisë së Arsimit në investime të mëtejshme në teknologji për gratë dhe vajzat është primar, duke përmendur me këtë rast edhe mbështetjen financiare që MAShTI ka ofruar në tri vitet e fundit përmes ofrimit të bursave.
Më tej, Nushi ka rikujtuar edhe organizmin e konferencës së madhe për gratë dhe vajzat në STEM, të quajtur STEMinists, e cila këtë vit organizohet për herë të dytë, ku shkencëtare dhe profesioniste të shquara kosovare nga vendi dhe bota me studente dhe shkencëtare reja bëhen bashkë për të prezantuar dhe shkëmbyer arritjet e tyre.
Last modified: 25 Prill, 2024