MASHT

U mbajt Konferenca për Edukimin Medial, BE-Ballkani Perëndimor

3 Tetor, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Konferencën për Edukimin Medial BE-Ballkani Perëndimor, e cila është organizuar nga Bashkimi Evropian dhe synon të promovojë edukimin medial dhe të luftojë dezinformimin në rajon.

Ministrja Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se, lufta kundër dezinformimit është një sfidë e madhe dhe se Kosova është shembull sa i përket lirisë së mediave.

“Duke qenë se jemi të rrethuar me teknologji ky ndikim natyrisht është jo i lehtë dhe kur bëhet fjalë për dezinformata në mënyrë që të mos bëhet i rrezikshëm. Po ashtu roli i shkollës dhe edukimit është jetik dhe më vjen mirë që zyra e BE-së po punon në të njëjtin drejtim me ne”, tha ndër të tjera ministrja Nagavci.

Ministrja Nagavci theksoi se janë duke i bashkërenduar veprimet me partnerët për të futur edukimin medial në shkollat tona, me qëllim që të ushqejmë një kulturë mediale të shëndoshë dhe verifikimin e fakteve.

Ndërsa, Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e edukimit medial në luftën kundër dezinformimit dhe promovimin e gazetarisë së përgjegjshme. Ai vlerësoi përpjekjet e Qeverisë së Kosovës dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për të përmirësuar edukimin mediatik në shkolla dhe për të mbështetur lirinë e mediave.

Last modified: 3 Tetor, 2024