MASHT

Themelohet Konferenca e Rektorëve të universiteteve publike

31 Maj, 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Konferenca e Rektorëve do të jetë organ këshilldhënës, që do ta ndihmojë MAShT-in në orientimet e politikave programore të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL), në planifikimin, kordinimin, dhe harmonizimin e planit buxhetor të këtyre institucioneve me Departamentin e Arsimit të Lartë, caktimin e kritereve për formulën e financimit të IAL në bazë të përmormancës së treguar, funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të informatave në institucioneve arsimore. 

Kjo trupë do të ndihmojë, po ashtu, edhe në harmonizimin i IAL dhe MAShT në  planifikimin për numrin e regjistrimeve të reja të studentëve, orientimin e bursave studimore për studentët dhe aspektet tjera organizative të përgjegjësive të përbashkëta. 

Last modified: 30 Gusht, 2022